📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 3 7 1024x621

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë të dhëna të reja për Amfiteatrin Antik të Durrësit.

Në 60-vjetorin e zbulimit të tij, monumenti ka hyrë në një etapë të re të ruajtjes dhe studimit. Sipas Gonxhjas, ka nisur zbatimi i Planit të Konservimit dhe Gërmimeve Arkeologjike, një investim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Paralelisht, vijojnë kërkimet e projektit italo-shqiptar “Durrësi Mesjetar – Amfiteatri”, i cili prej vitit 2018 po sjell të dhëna të reja për historinë dhe zhvillimin e monumentit.

Edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve për Amfiteatrin është rritur. Nga janari deri në gusht të vitit 2026, monumenti është vizituar nga 28,823 persona, rreth 16.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gonxhja theksoi se, gjashtë dekada pas zbulimit, puna për studimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e Amfiteatrit të Durrësit vijon, me synim që kjo pasuri e rëndësishme e trashëgimisë kulturore t’u përcillet edhe brezave të ardhshëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights