📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sotheby 1024x576

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka zbuluar zyrtarisht koleksionin historik Blaquier-Arrieta, një grup prej 12 pikturash të jashtëzakonshme të rrymave Impresioniste dhe Post-Impresioniste, të cilat vlerësohen të kapin një vlerë totale prej rreth 450 milionë dollarësh.

Ky koleksion “pothuajse mitik” ka qëndruar i fshehur nga syri i publikut dhe i tregut të artit për më shumë se gjysmë shekulli në një pronë private në Amerikën e Jugut.

Ai u grumbullua përgjatë viteve 1970 dhe 1980 nga industrialisti argjentinas Carlos Pedro Blaquier dhe bashkëshortja e tij.

“Shumë nga këto vepra nuk janë parë në ekspozitë për 50 vjet ose më shumë, kështu që paraqitja e saj tani është një zbulim i vërtetë”, tha përfaqësuesja e Sotheby’s, Helena Newwman.

Veprat kryesore që udhëheqin këtë ankand, i cili do të mbahet në Nju Jork më 18 nëntor 2026, përfshijnë: Vincent van Gogh: Piktura e tij e peizazhit Pemët e gështenjës në lulëzim, e realizuar në muajt e fundit të jetës së tij,maj 1890, vlerësohet e vetme rreth 180 milionë dollarë.

Paul Cezanne: Portreti i tij i rrallë “Arlequin” pritet të shitet për rreth 120 milionë dollarë.

Koleksioni përfshin gjithashtu punime me vlerë mbi 25 milionë dollarë secila nga artistë të tjerë të mëdhenj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights