📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Nations League hd

Fundjavën e kaluar u mbyll faza e grupeve e Nations League për edicionin 2026/27 dhe janë dhënë të gjitha verdiktet e mundshme.

Këtë të premte UEFA ka hedhur shortin e çerekfinaleve për trofeun e kompeticionit, fazë në të cilën kaluan 2 ekipet e para të çdo grupi të Ligës A

Ajo që të bie në sy në këtë short është se janë përcaktuar çifte ku do të kërkohet revanshi siç është sfida mes Spanjës dhe Francës. Këto dy skuadra u përballën mes tyre në botërorin e kësaj vere në gjysmëfinale me La Roja që iu imponua me autoritet Francës që në atë moment drejtohej nga Didier Deschamps. Tani në stolin e Bluve është Zinedine Zidane që do të tentojë të marrë hakun për paraardhësin e njëkohësisht ish shokun e tij të ekipit te Franca.

Tjetër sfidë për revansh është ajo mes Norvegjisë dhe Anglisë. Tre Luanët iu imponuan jo pa polemika Vikingëve në çerekfinale të Kupës së Botës dhe tani skandinavët do të kërkojnë t’u kthejnë reston anglezëve.

Sfidë interesante është edhe ajo mes Holandës së Xavi Hernandez dhe Portugalisë që ka nisur epokën post-Ronaldo, ndërsa Belgjika do të përballet me Gjermaninë e Jurgen Klopp

Ndeshjet çerekfinale të përcaktuara nga shorti

Spanjë-Francë

Norvegji-Angli

Holandë-Portugali 

Belgjikë-Gjermani 

Por përveç shortit të çerekfinaleve, këtë të premte u mësuan edhe çiftet e playoffit për ngjitjen dhe rënjen nga ligat B-D

Playoffi Ligat A/B

Bosnje Hercegovinë-Danimarkë

Hungari-Serbi 

Irlandë-Kroaci 

Slloveni-Uells 

Playoffi Ligat B/C

Qipro-Maqedoni e Veriut

Estoni-Rumani 

Ishujt Faroe-Gjeorgji 

Bjellorusi-Izrael 

Ndeshjet çerekfinale të Nations League do të luhen në 25-27 mars dhe 28-30 mars, më pas do të luhen gjysmëfinale dhe finalja të programuara për t’u luajtur në 9-13 qershor 2027

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights