Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të arrijë më 15 Maj për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Jakov Milatoviç.
Kështu raporton portali “Dan” duke iu referuar burimeve.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga Zelensky dhe kryeministri Milojko Spajiç.
“Me këtë akt, Mali i Zi do të konfirmojë mbështetjen e tij të fortë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës dhe do t’i bashkohet grupit të anëtarëve të NATO-s që kanë ndërmarrë tashmë detyrime në kuadër të deklaratës së përbashkët të korrikut 2023”, raporton më tej kjo media.
Detajet e marrëveshjes do të njoftohen pas nënshkrimit zyrtar në Podgoricë.
