Protestat pro palestineze 1024x683

Dhjetëra aktivistë pro-palestinezë i rikthehen protestave në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregonin demonstruesit duke qëndruar mbi tavolina, duke kënduar brenda bibliotekës kryesore të universitetit.

Policia arrestoi studentët të cilët u futën brenda ambienteve të bibliotekës kryesore të shkollës në një nga demonstratat më të mëdha pro-palestineze në kampus që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gaza.

Forcat e sigurisë mbërritën në kampus me kërkesë të zyrtarëve të Universitetit të Kolumbias, të cilët thanë se studentët demonstrues pushtuan sallën kryesore të leximit në katin e dytë të bibliotekës. Personeli i sigurisë publike të universitetit u pa duke mbyllur dyert e përparme të bibliotekës, duke penguar studentët e tjerë të hynin në ndërtesë.

Të paktën 40 deri në 50 studentë, me duart e prangosura u panë duke u futur në furgonë dhe autobusë të Departamentit të Policisë së New York jashtë Bibliotekës Butler, ndërsa oficerët të tjerë arrestuan protestuesit e tjerë që refuzuan të largoheshin.

Presidentja në detyrë e Universitetit të Kolumbias, Claire Shipman, i dënoi protestat si “krejtësisht të papranueshme”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte sulmuar ashpër Universitetin e Kolumbias për protestat pro-palestineze në kampus vitin e kaluar, duke thënë se ato ishin antisemite dhe tregonin një dështim për të mbrojtur studentët hebrenj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, po përpiqet gjithashtu të deportojë disa studentë ndërkombëtarë pro-palestinezë në shkollat ​​amerikane, duke thënë se prania e tyre mund të dëmtojë interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Bordi i administratorëve të Universitetit të Kolumbias ka qenë në negociata me administratën Trump, e cila njoftoi në mars se kishte anuluar qindra miliona dollarë grante për universitetin për kërkime shkencore. Universiteti ka dekalruar se ka punuar për të luftuar antisemitizmin në kampusin e tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights