📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tymi i zi

Sërish tym i zi në Vatikan! Konklava nuk ka arritur ende në një dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun.

Kujtojmë se sot ishte dita e dytë e Konklavës papnore, e cila është mbledhur brenda Kapeles Sistine. 133 kardinalëve që kanë të drejtën e zgjedhjes nuk u lejohet komunikimi me botën e jashtme derisa të zgjidhet Papa i ri.

Sipas asaj që ka njoftuar Selia e Shenjtë, ditën e sotme do të kryhen edhe tre votime të tjera. Tjetri pritet të kryhet në orën 12:00.
Nëse ende ka tym të zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, kardinalët do të drekojnë dhe më pas do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht rreth orës 17:30 dhe 19:00.
Për zgjedhjen e Papës, kërkohen të paktën 2/3 e votave. Në rastin konkret do të nevojiten 89 vota për të zgjedhur Papën, pasi numri i kardinalëve e zgjedhës është 133.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights