📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
5de3cfdc f9b7 47c5 a97a c10c01b02dff

Shtatë dekada histori, mijëra nxënës të formuar dhe breza mësuesish që kanë lënë gjurmën e tyre në arsim. Gjimnazi “Aleksandër Moisiu” në Kavajë festoi 70-vjetorin e themelimit, në një aktivitet që mblodhi së bashku jo vetëm komunitetin arsimor, por edhe figura të shumta të politikës, administratës, kulturës dhe jetës publike.

Një festë që kapërceu kufijtë e një përvjetori shkollor, duke u kthyer në një takim brezash dhe në një moment mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë e këtij institucioni. Mes të pranishmëve ishin ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, prefekti i Qarkut Tiranë, përfaqësues të Kuvendit, drejtues vendorë, ish-drejtues dhe mësues të gjimnazit, si dhe ish-nxënës që sot mbajnë poste të rëndësishme në institucione publike.

Në qendër të ceremonisë ishte historia e një shkolle që nisi rrugëtimin në vitin 1956. Aktualisht, në bankat e saj mësojnë rreth 460 nxënës.Në shtatë dekada, gjimnazi ka regjistruar 16 mijë e 273 nxënës dhe ka nxjerrë 917 maturantë. Në këtë histori numërohen gjithashtu 184 nxënës ekselentë, ndërsa mijëra të tjerë kanë përfunduar studimet me rezultate të larta.

Drejtori aktual, Ilir Hoxha, e cilësoi marrjen e drejtimit të gjimnazit si nder dhe përgjegjësi. Ai vlerësoi kontributin e ish-drejtuesve, mësuesve dhe punonjësve, duke u drejtuar një mesazh edhe nxënësve të sotëm, si vazhdimësia e kësaj historie

Një nga momentet më emocionuese ishte fjala e ish-drejtorit Shkëlzen Karkini, i cili e drejtoi gjimnazin për 18 vite. Ai riktheu kujtimet e viteve të punës në këtë institucion dhe vlerësoi kolegët e tij, drejtuesit dhe nxënësit që kanë kontribuar në ndërtimin e emrit të shkollës.

 

Në këtë jubile nuk mungoi as vlerësimi i ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi gjimnazin si një institucion me emër të madh dhe si një lloj universiteti për gjithë trevën e Kavajës.

 

Edhe prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Shkelqim Hajdari, vlerësoi kontributin e gjimnazit në formimin e brezave të qytetarëve dhe profesionistëve. Në fjalën e tij, ai theksoi se emri i Aleksandër Moisiut është një simbol krenarie për Kavajën dhe një lidhje e rëndësishme me kulturën europiane.

 

Edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, e cilësoi gjimnazin si një nga krenaritë më të mëdha të qytetit. Ai falënderoi mësuesit dhe familjarët e ish-mësuesve për kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se ky aktivitet ishte një mënyrë për të nderuar historinë dhe për të kujtuar se nga vjen qyteti dhe çfarë përfaqëson.

Përtej fjalimeve zyrtare, ceremonia u shoqërua me elemente artistike dhe emocionale, ndërsa kujtimet e ish-mësuesve dhe ish-nxënësve rikthyen në vëmendje histori nga dekada të ndryshme të jetës së gjimnazit.

Festimet vijuan me një mbrëmje gala, ku të pranishmit, pavarësisht përkatësive politike apo pozicioneve që mbajnë sot, u bashkuan për të festuar një histori të përbashkët.

70-vjetori i gjimnazit “Aleksandër Moisiu” u kthye kështu në një festë të kujtesës, mirënjohjes dhe krenarisë qytetare, ku në qendër nuk ishte politika, por një shkollë që për shtatë dekada ka formuar breza dhe ka lënë gjurmë në historinë e Kavajës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights