Erion Veliaj dhe 7 të bashkëpandehurit e tij do të përballen sërish me Gjykatën e Posaçme më 3 qershor, pasi seanca e planifikuar për këtë të martë u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës.
Në seancën e sotme pritej që Prokuroria e Posaçme, SPAK, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por procesi u ndërpre dhe u shty për në fillim të muajit qershor.
