Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar shembje të pjesshme.
Copa të shumta mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.
Problemet me amortizimin e godinave të gjykatave apo prokurorive janë ngritur disa herë nga drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë, kurse ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që një godinë në Durrës pëson shembje, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.
