Prokuroria ka lëshuar sot, 29 tetor, 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës.
Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh.
Hetimet janë ende në vijim, ndërsa emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë ende publikë.
Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.
Kështu, Prokuroria kë lëshuar një masë sigurie “arrest me burg”, pesë masa “arrest shtëpie”, tre masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe një masë, “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike”.
P.T- “arrest në burg”
G.M., ish drejtor i Kadastrës, “arrest në shtëpi”
A.Sh., ish-shef i legalizimeve, “arrest në shtëpi”
A.M., zyrtar i Kadastrës “arrest në shtëpi”
L.B, “arrest në shtëpi”
H.Xh., “arrest në shtëpi”
F.Gj. ish drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
K.M., ish-drejtor i IKMT, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
M.N., polic zone në Shëngjin, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
