📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aksident Tuneli i Krrabes1 770x434

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, nënë e bir. Fatmirësisht, të dy mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Pritet që hetimet dhe veprimet e autoriteteve të zbardhin dinamikën e ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights