Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Vrasja per nje kal1

Një konflikt për një kalë përfundoi tragjikisht me vrasjen e Keli Hoxhës, të martën e 28 tetorit, në kalanë e Beratit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari K.M (alias K. H), ka thënë se gjithçka nisi pasi viktima kishte prekur kalin e tij.

Sipas dëshmisë së autorit në polici, ai i kishte thënë mos ta prekte kalin, sepse nuk ishte mirë.

“I thashë që mos ta prekte kalin, pasi nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar”, ka deklaruar K.M.

Autori ka treguar më tej se pas kësaj, viktima e kishte sharë dhe e kishte ofenduar.

“Pas sharjeve që më bëri, në gjaknxehtësi e sipër, nxora thikën që e kisha fshehur në samarin e kalit dhe e godita”, ka pohuar ai.

Pas ngjarjes, K.M. deklaroi se kishte marrë masa për t’u fshehur.

“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, tha autori.

Familjarët e viktimës kanë dhënë një version tjetër për ngjarjen, duke deklaruar se konflikti filloi vetëm sepse Hoxha i kishte prekur kalin.

“Ai nuk e ka sharë ose ofenduar pronarin e kalit. Vetëm i tha ‘s’ka asgjë të keqe’ kur i kërkuan të mos e prekë kalin”, thanë familjarët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights