Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të kabinetit se do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, pavarësisht thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij pas rezultateve të fundit politike.
Megjithatë, ai ka theksuar se procesi i brendshëm i Partisë Laburiste për sfidimin e liderit nuk është aktivizuar. “Siç thashë dje, marr përgjegjësinë për këto rezultate zgjedhore dhe për ndryshimin që premtuam. Vendi pret që ne të vazhdojmë me qeverisjen dhe kjo është ajo që po bëj,” është shprehur Starmer në mbledhjen e kabinetit.
Ai ka shtuar se fokusi i qeverisë duhet të mbetet te stabiliteti dhe vazhdimi i punës, ndërsa debatet e brendshme për lidershipin nuk janë aktualisht në procedurë zyrtare brenda partisë.
