Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e finaleve të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19.
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 14 maj në orën 17:00, mes Teutës dhe Tiranës. Ekipi bregdetar siguroi biletën për në finale pas një fitoreje bindëse 6-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa Tirana avancoi pas suksesit me penallti 4-2 ndaj Partizanit.
Sakaq, finalja e Kupës së Shqipërisë U-19 mes Teutës dhe Partizanit do të luhet më 16 maj në ora 17:00 në stadiumin e Vorës. Durrsakët siguruan kualifikimin në finale pas fitores 2-0 ndaj Laçit në gjysmëfinale, ndërsa Partizani triumfoi me rezultatin 4-1, përballë Dinamo City-t.
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17
Teuta U-17 – Tirana U-17, 14 maj 2026, ora 17:00, “Shtëpia e Futbollit”
Finalja e Kupës së Shqipërisë U-19
Teuta U-19 – Partizani U-19, 16 maj 2026, ora 17:00, “Stadiumi i Vorës”
