📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
20260504 202834 696x464

Është mbyllur sezoni i “Kategorisë së Parë” me një finale dramatike në Korçë, ku Laçi triumfoi 0-1 ndaj Skënderbeut falë një goli në minutën 90+6 nga Arlind Kurti, duke siguruar titullin kampion në momentet e fundit.

Falë kësaj fitoreje, Laçi ngjitet në vendin e parë me 79 pikë dhe shpallet kampion i sezonit 2025-2026, ndërsa Skënderbeu e mbyll kampionatin në vendin e dytë me 77 pikë. Të dyja skuadrat kishin siguruar më herët ngjitjen dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në “Abissnet Superiore”.

Në përfundim të ndeshjes, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë zyrtare të shpalljes së kampionit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës së Laçit, në një atmosferë festive, duke përmbyllur një kampionat të luftuar deri në sekondat e fundit.

Sezoni i “Kategorisë së Parë” u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe emocione të shumta, ndërsa verdikti për titullin u vendos vetëm në aktin e fundit, duke i dhënë edhe më shumë vlerë suksesit të Laçit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights