Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri. Siç bën me dije Policia, një 18 vjeçar i arrestuar në Gjermani është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e gjysmë burg për “vjedhje me dhunë”. Nga ana tjetër, është vënë në pranga dhe 50 vjeçari me inicialet I.N, pasi GJKKO i ka cakuar masën e “arrestit me burg” për disa vepra penale.
“18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë. 2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë, krahas pamjeve si më poshtë.