📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Lezhe
Një tjetër tentativë vrasjeje që fatmirësisht parandalohet në kohë. Këtë herë në Kurbin! Siç njoftojnë blutë, krahas pamjeve, një 37-vjeçar ishte përgatitur të hakmerrej për vrasjen e të vëllait, ngjarje kjo e ndodhur më 9 korrik të këtij viti. I arrestuari, me precedentë kriminalë, u ndalua në Fushë-Milot, teksa drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër me 16 fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe arma, municioni dhe automjeti. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 40-vjeçari Ilir Lika, i cili mbante edhe disa mbiemra të tjerë, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 9 korrikut në qytetin e Laçit, pranë apartamentit të tij. Viktima kishte parkuar makinën disa metra larg banesës, duke ecur në këmbë, dhe më pas është qëlluar të paktën me 7 plumba, njëri prej të cilëve e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia arriti të identifikojë autorin e ekzekutimit të tij, i cili siç e theksuam më herët, është ende në kërkim. Po ashtu, u zbulua se Lika kishte një të shkuar jo pak problematike. Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe kishte precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, ai rezulton se ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights