Saturday, 28 November 2026
LIVE STREAM
FXMEDIAInformacion dhe aktualitet
AKTUALITET

SPAK kërkon vijimin e gjyqit të Veliajt pa mbrojtës, Gjykata gjobit avokatët

13.10.2026 · FX Team
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve. Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes në ngarkim të Veliajt. SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten. Ndërkohë GJKKO ka thirrur për seancën e radhës avokatë nga ndihma juridike falas. Anila Hoxha raporton se nuk ishte prezent asnjë i pandehur dhe asnjë avokat. Altin Dumani ka deklaruar gjatë seancës, ku vijon bojkoti i të gjithë mbrojtësve ndaj GJKKO-së: “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat.” Në kohën kur gjykata po gjobiste avokatët që kundërshtonin Rregulloren, e cila u ndalon të gjithëve përdorimin e telefonit në sallë, i ra zilja e telefonit të prokurorit të çështjes, Ols Dado, i cili e nxori nga xhepi dhe e mbylli menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights