Ilaria sula 2 1024x556

Ndonëse Mark Samson ka rrëfyer se ka vepruar i vetëm në vrasjen e Ilaria Sulës, ky version nuk i bind hetuesit.

Roli i prindërve të ish-të dashurit filipinas të 22-vjeçares shqiptare mbetet për t’u sqaruar, duke qenë se vrasja e të resë në fakt ndodhi në shtëpinë e tyre në Romë dhe për hetuesit është e pamundur që ata të mos e kenë vënë re se çfarë ka ndodhur.

Sipas asaj që mëson LaPresse, gruaja pasi ka dëgjuar britmat e 22-vjeçares në dhomën e gjumit, ka hyrë brenda dhe ka parë trupin.

Më pas ajo dyshohet se ka ndihmuar djalin e saj të pastrojë skenën e krimit që ndodhi në banesën në rrugën Homs në kryeqytetin italian.

Këtë të hënë në orën 14:00, nëna e autorit do të merret në pyetje. Ajo ende nuk është hetuar zyrtarisht dhe është thirrur së bashku me avokatët e saj.

Mark Samson ka deklaruar se ai vrau Ilaria Sulën mëngjesin e 26 Marsit pasi kaloi natën me të. Studentja 22-vjeçare kishte shkuar tek ish-partneri i saj për t’i kthyer disa rroba, më pas, sipas versionit të autorit, ajo qëndroi tek shtëpia e tij për të shmangur transportin publik.

Ndërkohë, ditën e sotme do të bëhet varrimi i Ilaria Sulës në Terni. Një kortezh funerali do të niset në këmbë nga shtëpia e familjes dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights