📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Vdes

James Foley, regjisori i njohur amerikan, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një beteje disa vjeçare me kancerin në tru.

Foley, i njohur më së shumti për regjinë e filmave Fifty Shades Darker dhe Fifty Shades Freed, si dhe Who’s That Girl me Madonna-n, u nda nga jeta në gjumë, në mënyrë paqësore, siç raportoi The Hollywood Reporter.

Nën emrin artistik Peter Percher, ai bashkëpunoi me Madonna-n edhe në disa nga videoklipet e saj më të famshme, përfshirë Live to Tell, Papa Don’t Preach dhe True Blue. Ai ishte gjithashtu dëshmitar nderi në martesën e saj me Sean Penn në vitin 1985.

Në një intervistë të vjetër për Film Freak Central, Foley kujtonte fillimet e tij në Hollywood si një rastësi fatlume. Ai tregoi se gjatë një feste të shkollës së filmit, regjisori Hal Ashby pa një nga filmat e tij studentor dhe i ofroi mundësinë të shkruante dhe të drejtonte një projekt të ri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights