Eurovizion

Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua në Bazel të Zvicrës dhe në natën e parë, Festivali i Këngës dhuroi spektakël.

Nga 15 vendet që performuan mbrëmjen e së martës, vetëm 10 prej tyre u kualifikuan në finalen e 17 Majit.

Mes vendeve triumfuese ishte edhe Shqipëria e cila u përfaqësua nga Shkodra Elektronike me këngën  “Zjerm.”

Media italiane, “Tg com 24”, shkruan se Shqipëria po bën përpjekje për të siguruar një nga dhjetë vendet në finale ndërsa thekson se renditja më e mirë ishte në vitin 2012 ku u pozicionuam në vendin e pestë.

Vlerësim për performancën e vendit tonë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit ka edhe nga media greke “Protothema”. “Skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga “flakët”, në kuptimin e mirëfilltë dhe figurativ, me paraqitjen e Shqipërisë” shkruan media e vendit fqinj.

“Ndriçimi dhe tymi, të kombinuara me koreografinë e thjeshtë në skenë, krijuan një përvojë të veçantë që shkëputej nga rutina e zakonshme e Eurovisionit”, thotë ndër të tjera.

Publiku në stadium e  priti ngrohtësisht performancën, ndërsa “Zjerm” u bë shpejt një trend në mediat sociale.

“Shkodra Elektronike” u soll nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, dy shqiptarë me origjinë nga Shkodra, por që prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali, ku veç të tjerash merren dhe me muzikë.

Në shenjë dashurie për atdheun dhe vendlindjen ata e quajtën “grupin” e tyre të vogël muzikor “Shkodra Elektronike”.

Përveç këngës e cila është në gjuhën shqipe dy artistët vendoson që elementet shqiptare t’i marrnin me vete dhe në skenën e Eurovision me veshjen tradicionale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights