📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 08 06 140553 696x457

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se duhet të vazhdojnë diskutimet politike për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit pa një dakordim për çështjen e presidentit do të mund të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

“Ashtu siç e theksuam në nisje të seancës konstituive sot për legjislaturën e 11-të, duam t’i japim shans zhvillimit të diskutimit dhe arritjes së një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit apo presidentes së re. Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshjen për çështjen e presidentit, praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë mënyrë, dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e plotë të institucioneve tona, ashtu siç e do rendi dhe ashtu siç kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e lira e demokratike, ndonëse të parakohshme e të panevojshme, të 7 qershorit. Ne, që nga certifikimi i rezultateve, pa humbur kohë kemi dashur t’i japim shans diskutimeve, ashtu siç patëm kërkuar nga partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.” ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për ndërprerjen e diskutimeve me partitë politike, duke thënë se zhvillimet e brendshme në LDK kanë ndikuar në proces dhe se koha e mbetur nuk ka qenë e mjaftueshme për një dakordim. Thesksoi se vetëm pas marrëveshjes për çështjen e presidentit, procedohet me konstituimin e institucioneve të tjera.

“Fatkeqësisht, për shkak të dinamikave dhe zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, diskutimi u suspendua dhe takimin e radhës e patëm vetëm pardje, që nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur një dakordim politik. Në këtë rast duhet theksuar se, përballë kësaj situate, e cila ka përvojë dhe trashëgimi, konsideroj se është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim me konstituimin e Kuvendit, gjë që më pas mund të vështirësonte marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës. Prandaj na duhet të marrim kohë shtesë për diskutime dhe vetëm atëherë kur të kemi arritur marrëveshje për çështjen e presidentit, të procedojmë me konstituimin e institucioneve të tjera”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, një marrëveshje paraprake për presidentin do të ndihmonte në funksionalizimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Herën e kaluar e pamë se pa e zgjidhur çështjen e presidentit, kot e konstituuam Kuvendin apo formuam qeverinë, sepse vendi u desh të shkonte në zgjedhje. Tri palë zgjedhje për 16 muaj”, ka përfunduar Kurti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights