Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjetet sociale një mesazh drejtuar qytetarëve përmes të cilit shkruan me shkrim dore katër fjalë kyçe, “besim, empati, shërbim, angazhim”.
Mesazhi vjen pasi kreu i qeverisë prezantoi pak javë më parë dokumentin politike “Besa”, një platformë që ai e ka cilësuar si një aleancë të re për rikthimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.
Përmes kësaj platforme synohet që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më si “prerje në besë”, por si procese ku qytetarët ndihen të dëgjuar, të informuar dhe të respektuar.
Më herët kreu i qeverisë ka theksuar se është zgjedhur qëllimisht emri “Besa” pasi, sipas tij, nuk ekziston një fjalë tjetër që shpreh më mirë nevojën për rikthimin e besimit mes shtetit dhe qytetarëve.
Sipas tij, platforma synon ta kthejë kritikën në vlerë, zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën në një test pjekurie të demokracisë.
Dokumenti politik u prezantua gjatë një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pas protestave të zhvilluara prej javësh para Kryeministrisë të njohura ndryshe si “revolucioni i flamingove”.
