Whatsapp image 2025 04 25 at 13.24.56 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me incidentin ku u përfshi deputeti Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, të cilët ushtruan dhunë ndaj një zyrtari.

Berisha e konsideroi këtë një kurth dhe provokacion nga ana e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Dibër, Blendi Klosi.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërrkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj. E di çka lënë Blendi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës. Incidenti është referuar në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights