Vota himare
Një 38-vjeçar në Lushnjë është vënë në pranga pasi dyshohet se do i jepte para një qytetari, me qëllim vlerjen e votës për një subjekt politik, lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. I arrestuari, M.Leka, dyshohet se i ka marrë kartën e identitetit një shtetasi, e i ka premtuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të votës për një parti politike. 38-vjeçari do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja e përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Sakaq, mjeti i identifikimit i qytetarit që do shiste votën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë: I premtoi një shtetasi, dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”. Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights