📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
705682095 1455841666344346 5030268789380479710 n sd

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Kontrollet janë kryer nën drejtimin e stafit drejtues të institucionit dhe policisë së burgut, duke u përqendruar në disa zona të brendshme të godinës.

Gjatë kontrollit në godinën 2, autoritetet kanë gjetur tre aparate celularë të markave të ndryshme.

“Vijojnë kontrollet në IEVP Shkodër

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga IEVP Shkodër në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, si dhe Shefit të Policisë u zhvillua kontroll në ambjentet e brendshme të institucionit.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celuarë konkretisht: Në ambjentet e dusheve është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Në lavanderi u gjetën: 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.
Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia për ndjekje të mëtejshme të procedurave”, thuhet në njoftim.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights