Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Ema Çokut. Mbrojtësit e Çokut kanë njoftuar gjykatën se janë në pamundësi për të marrë pjesë në këtë seancë gjyqësore për shkak të proceseve të tjera.
Në ketë seancë SPAK do të relatonte konkluzionet përfundimtare.
SPAK seanca nuk mund të zhvillohet për shkak se Ema Çoku është pa mbrojtës. Gjykata vendosi datën 8 qershor ora 12:00 për seancën e radhës
