📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
02121 sd 800x450

Një zjarr është regjistruar para pak minutash në qytetin e Shkodrës, brenda parkingut të një pallati në rrugën “Dragushaj”, ku dyshohet se flakët kanë shpërthyer nga një automjet i parkuar.

Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës, duke shkaktuar panik te banorët përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në të gjithë parkingun apo në automjete të tjera.

Burime paraprake bëjnë me dije se automjeti rezulton në pronësi të një shtetasi italian. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights