Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ëhstë shprehur se zgjedhjet e 11 Majit janë diktuar nga krimi.
Në fjalën e tij para mediave, Berisha u shpreh se se këto zgjedhje si ansjëherë më parë janë sunduar nga bandat. Kreu i demokratëve theksoi se kurrë më parë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues të tyre në Parlamentin shqiptar se sa në këtë Parlament.
Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi, bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetët të mazhorancës kriminale.
Në Vorë ku banda diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhabafti morri vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet, por skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh e bashkish të tjera Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura dhe më të dhunuara në tërrë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.
Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë pru kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar se sa në këtë parlament. Nga veriu në jug nga lindja në perëndim. Mund t’ju them ju se në rreth të Durrësit bandat punonin për deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër Dyrmishi. Jo më pak në Elbasan kjo skenë, po kështu në Fier, Mallkastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues.
Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 Euro i dërguar në mes të fushëts elektorale dhe amnistia prej 200 milion Euro gjoba dhe kamata është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur.