Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.
“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj,
Reagimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e dy socialistëve nga partia.
