📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Celibashi 4

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një mesazh për të gjithë kandidatët për deputetë në listat e hapura, pas disa shqetësimeve lidhur me procesin e numërimit të votave për ‘ta.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi shkruan se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar “trafikimin e votës”, pra mbarëvajtjen e procesit të numërimit.

Po kështu, teksa thekson se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave është i monituar me kamera nga KQZ-ja, institucioni siguron se nëse do të vihen re shkelje nga ana e numëruesve dhe komisionerëve, këta të fundit do të përgjigjen penalisht.

Ende nuk dihet se nga cila forcë politike apo cili qark ka ardhur ky shqetësim për numërimin e votave të kandidatëve.

“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ të çdo subjekti.

KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, shkruan Celibashi në “Facebook”.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights