📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Zelensky1 2 770x421

Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ndalojnë “së shikuari” dhe të ndërmarrin veprime për ta dënuar praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi përpara se të shkojnë në fushëbetejë.

Zelensky, në një video të postuar në Telegram, ka thënë se Koreja e Veriut kishte bërë përparim në aftësitë ushtarake, vendosjen e raketave dhe prodhimin e armëve dhe “tani për fat të keq do të mësojnë luftën moderne”.

“Mijëra ushtarët e parë nga Koreja e Veriut janë afër kufirit ukrainas. Ukrainasit do të detyrohen të mbrohen kundër tyre”, tha ai. “Dhe bota do të shikojë përsëri”.

Zelensky u shpreh se Ukraina kishte identifikuar çdo vendndodhje ku ushtarët e Koresë së Veriut ishin vendosur në Rusi. Por aleatët perëndimorë të Kievit, shtoi ai, nuk i kanë furnizuar trupat ukrainase me  armët me rreze të gjatë të nevojshme për t’i goditur ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights