Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediat këtë të shtunë, u pyet edhe për dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj të miturve gjatë protestave, por në përgjigjen e tij vuri theksin kryesisht te dëmtimet e punonjësve të policisë.
Ai deklaroi se policia ka përdorur mjetet e lejuara nga ligji, përfshirë edhe plumbat e gomës, ndërsa theksoi se çdo rast i tejkalimit të kompetencave do të hetohet nga strukturat përkatëse dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Hita u shpreh se 132 punonjës policie janë dëmtuar në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, disa prej të cilëve vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spital. Ndërkohë, lidhur me dhunën e pretenduar ndaj të miturve, deklarata e tij nuk dha detaje konkrete mbi rastet apo përgjegjësitë e mundshme të efektivëve të përfshirë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita: Çdo rast i tejkalimit të kompetencës do trajtohet sipas ligjit. Punonjës e policisë janë instruktuar të zbatojnë procedurat standarde. Gjatë tubimeve të dhunshme policia përdor mjetet sipas legjislacionit për garantimin e rendit dhe për mbrojtjen e punonjës të policisë. Në përputhje me kuadrin ligjor. Gjatë ditëve policët janë sulmuar me gurë pllaka, zara dhe vida lëndë pirotekinikë molotovë. Si pasojë e dhunës në Tiranë Shkodër dhe Lezhë janë dëmtuar 132 policë ku disa marrin ndihmë edhe sot në spital. Në rrjetet sociale po bëhen thirrje për ushtrimin e dhunës ndaj policisë. Këto thirrje synojnë nxitjen e dhunës me lëndë djegëse. Edhe gjatë ditës janë publikuar që protestuesit e maskuar të sigurojë mjetet për të sulmuar policinë dhe institucionet. Policia ka marrë masat për kapjen e personave të përfshirë për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit. Në funksionim të rendit ju bëjnë thirrje këtyre personave të ndalojë këto veprime. Qytetarët të largohen nga persona e dhunshëm që nuk përfaqësojnë studentë, policia nuk është kundër qytetarit, studentit, iu bëj thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë ne protesta të dhunshme, dhe të përdorin si mburojë nga persona të dhunshëm, policia do vijojë të garantojë ligjin dhe të drejtën kushtetutën për protestë paqësore.
Policia ka përdorur gjithnjë mjetet e lejuara. Të gjitha janë përdorur në mënyrë të kufizuar edhe plumbat e gomës. Policia përdor pajisjet e certifikuar për këtë qëllim. Në këtë protestë të dhunshme nuk mund të mendojmë që një grup i vogël që nuk përfaqësojnë protestuesit. Siç e shikoni në tavolinë ku vidat zaret ka bërë të mundur që të dëmtohen shumë punonjës, një punonjës pësoi dëmtime të rënda në gojë dhe nofullë, ka fraktura të shumta.
Unë dhe të gjithë drejtuesit kemi dhe detyra të qarta. Që mjetet dhe pajisjet përdoren sipas procedurave. Ku ka tejkalim të kompetencat do vazhdojnë hetimet nga Drejtoria standarde dhe AMP.
Në të gjitha rastet, nuk pajtohem me protestuesit e lënduar dhe plagosur as me punonjësit e plagosur po aq rëndë. Punonjësit nuk mund të sulmohen në mënyrë të paprecedentë, kemi numër shumë të madh policësh të plagosur rëndë.
