📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 10 17 134443 696x307

Protesta të të rinjve raportohen sot edhe në disa qytete të vendit, ndërsa ata i janë bashkuar protestave në Tiranë në shenjë revolte ndaj klasës politike.

Gjatë protestave në Elbasan, Durrës dhe Korçë, të rinjtë marshuan në rrugët e qyteteve me thirrje kundër qeverisë.

Sipas medieve, në Elbasan, protesta u zhvillua me më pak pjesëmarrës se tubimet e mëparshme, ndërsa pranë bashkisë pati momente përplasjesh mes të rinjve dhe efektivëve të policisë.

Në Durrës protesta u shoqërua me incidente. Një grup të rinjsh u grumbulluan fillimisht pranë Pallatit të Kulturës, vijuan marshimin drejt Mauzoleut të Dëshmorëve dhe më pas drejt Postës Shqiptare, ku përmbysën disa kosha mbeturinash dhe goditën derën e institucionit. Pas incidenteve, policia nisi shoqërimin e disa prej të rinjve protestues.

Ndërkohë në Korçë, protestuesit marshuan në pedonale me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa protestës iu bashkua edhe një mësues, i cili bëri thirrje për tubim paqësor.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights