Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për të miturin A.P, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit.
Gjykata vendosi të lë në fuqi dënimin e shkallës së parë, e cila shqiptoi 16 vite burg për autorin e krimit.
14-vjeçari Martin Cani mbeti i vrarë me thikë nga M.P., pas një zënke të zhvilluar pak metra larg shkollës ku ai studionte.
Përplasja mes tyre për motive banale kishte zanafillë një zënë në ambjentet e shkollës tre ditë përpara ngjarjes.
Autori M.P. u dënua më datë 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg për vrasjen e Canit dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij, ndërsa sot Apeli e konfirmoi vendimin e shkallës së parë.
Ka reaguar babai i të ndjerit.
“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Mund të dalë sot një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Dhe shyqyr që s’ka pasur fëmijë të tjerë aty. Pretendonim për dënim më të lartë. Dhimbja jonë është e paimagjinueshme, shumë e madhe”
