📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
D29048ff 8b72 44af 90c5 17841443379a

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku sot po votohet për kryetarin.

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Albana Vokshi ka bërë me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë, ndërkohë që pjesëmarrja e deritanishme konsiderohet sipas saj e lartë.

“Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike. Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë.

Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani.

Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18. Dhe në orën 18 më pas do bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit dhe pastaj votimin në të gjitha degët.
Sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të PD me të drejtë vote”, tha ajo.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights