📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Sali Berisha Ervin Salianji 693x450

Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit e konsideroi “përfaqësues të botës së krimit” gjatë deklaratës së tij lidhur me publikimin e fletëve të votimit me emrin e ish-deputetit demokrat.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji akuzon Berishën se është kthyer në “simbol të votimit pa garë” dhe “uzurpator pa zgjedhje”, ndërsa e cilëson procesin për zgjedhjen e kreut të PD-së si farsë. “Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasësin e shpresës së qytetarëve për ndryshim”, shprehet Salianji.

Ish-deputeti demokrat shprehet se pjesëmarrja në votime ka qenë më e ulët nga sa pretendon PD, duke deklaruar se në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë, ndërsa paralajmëron publikimin e provave mbi procesin dhe, sipas tij, manipulimin e shifrave.

Më tej, ish-deputeti demokrat falënderoi mbështetësit që, sipas tij, kanë bojkotuar procesin dhe kanë dërguar foto të fletëve të votimit duke shtuar emrin e tij, pasi Berisha e përjashtoi nga gara.

Reagimi i Salianjit 

Pergjigje për Sali kolltukun;
për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes.
Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim!
Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.
Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe.
Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare.
Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights