Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Hajduti ne tirane 1024x482
Një 28 vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Tiranë, pasi dyshohet të jetë autori i 7 rasteve të vjedhjes. I riu sipas njoftimit të Policisë, në muajit Janar, Shkurt dhe Prill të këtij viti, ka vjedhur në vende të ndryshme 3 telefona, 2 portofola, aksesorë të një makine, produkte nga një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa varësen e floririt një gruaje. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last time”. I shpallur në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 28-vjeçari. Dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Last time”. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. D., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2025, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights