6812069068886468026764 18470083921056333 3731763896313790224 n

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë, e ndodhur më 27 Prill, ka sjellë arrestimin e Eris Mehmetajt nga Tropoja, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit të largohet me makinë. Hetimet kanë zbuluar se Mehmetaj kishte dhënë makinën autorit dhe kishte ndërhyrë në ndryshimin e targave të saj, për të fshehur identitetin e autorit.

Sipas hetimeve, ky veprim ka ndodhur disa kohë para se të kryhej vrasja. Kamera të sigurisë kanë regjistruar momentin kur autori largohet nga vendi i krimit i qetë, me një maskë dhe një kapele gjuetari, ndërsa mban në dorë një çantë të vogël, ku dyshohet se ka fshehur armën e krimit. autori i vrasjes ka qenë i maskuar më një maskë silikoni, duke mbuluar tërësisht fytyrën. Po ashtu dyshohet se ai ka vendosur një maskë të zezë kirurgjikale, si edhe kapele për të fshehur identitetin.

Gjithashtu besohet se autori ka vendosur edhe një bark artificial, duke vështirësuar më tej identifikimin e tij. Pas kryerjes së vrasjes së 58-vjeçarit Hoxhaj, autori thuhet se është arratisur drejt Greqisë.

Hetimet sugjerojnë se autori mund të ketë qenë një vrasës me pagesë, për shkak të mënyrës profesionale si e kreu ekzekutimin, duke qëlluar Hoxhajn me dy plumba në kokë dhe dy në trup. Ka dyshime se porosia për vrasjen mund të ketë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një hipotezë që po shqyrtohet nga grupi hetimor.

Policia ka intervistuar pesë persona, duke përfshirë bashkëjetuesen e viktimës, e cila ka pohuar se Hoxhaj nuk kishte shprehur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm para ngjarjes, por në ditët e fundit kishte qëndruar i heshtur. Ndërkohë, një dëshmitar ka treguar se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se ishin fishekzjarre, pa dyshuar për ngjarjen e rëndë. Hetimet janë ende në zhvillim, dhe policia ka dyshime se mund të ketë persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights