Ilir beqaj sterilizimi 1024x575

Seanca për “Check Up dhe Sterilizimin’ ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që mbahet në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit do të shtyhet për në datën 7 Maji.

Raportohet se arsyeja e shtyrjes së seancës vjen për shkak të mungesës së Beqajt dhe avokatit të tij, Ermal Yzeiraj.

Përmes një e-mail-i, Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik. Sipas tij, bashkëshortja e Beqajt, e kishte vënë në dijeni se gjendja shëndetësore e klientit të tij (hernia) ishte rënduar dhe se nuk mund të paraqitej në gjyq.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.

SPAK i akuzon për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights