Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit nga kjo detyrë, e cila u bë publike ditën e sotme.
Deri tani, Bodo ka shërbyer si këshilltare e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në karrierën e saj profesionale, ajo ka mbajtur më herët edhe pozicione në Ministrinë e Brendshme.
Njoftimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim
Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.