📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kos1

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave të kërkuara në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Gjatë Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Malin e Zi sot më 22 tetor, Kos theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta dhe me vendosmëri drejt anëtarësimit në BE. Ajo bëri të ditur se vendi pritet të përfitojë së shpejti një tjetër shumë financiare nga Plani i Rritjes për rajonin.

Sipas komisioneres, deri në fund të vitit pritet të mbyllen edhe disa kapituj të tjerë të negociatave. Kos nënvizoi se ruajtja e këtij progresi kërkon bashkim dhe dialog mes të gjitha palëve politike për adresimin e shqetësimeve të shoqërisë. Ajo theksoi gjithashtu se procesi i integrimit evropian është një garanci e rëndësishme për forcimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit.

Komisionerja e BE-së rikujtoi se korrupsioni nuk duhet të mbetet i pandëshkuar dhe se personat në pushtet duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Deklarata e Komisioneres për zgjerimin e BE-së Marta Kos në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

Këto janë momente përcaktuese për Shqipërinë që të mbajë ritmin në rrugën e saj drejt BE-së.

Shqipëria i ka kryer me një ritëm të shpejtë dhe vendosmëri reformat e kërkuara. Ne presim që edhe disa kapituj të tjerë negociues të mbyllen deri në fund të vitit. Shqipëria së shpejti do të marrë një shumë tjetër parash sipas Planit të Rritjes për rajonin.

Ruajtja e këtij progresi kërkon që vendi të jetë i bashkuar. E vetmja mënyrë përpara është përmes dialogut, ku të gjithë do të ulen në tryezë për të adresuar ankesat e shoqërisë.

Ne duam ta shohim Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përparim të fuqishëm drejt anëtarësimit në BE, me përfitimet që arrin shoqëria në tërësi. Procesi i pranimit ofron garancinë më të mirë për t’u siguruar që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ata që janë në pushtet duhet që të mbahen përgjegjës dhe korrupsioni nuk duhet që të mbetet i pandëshkuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights