📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
233 696x449

Rreth 16 mijë vullnetarë të huaj nga 72 shtete të ndryshme janë aktualisht pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës, bëri të ditur sot përfaqësuesja për të drejtat e ushtarakëve Olha Reshetylova.

Sipas saj, afro 40 për qind e luftëtarëve të huaj vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

Deklarata u publikua nga agjencia ukrainase e lajmeve Interfax-Ukraine.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se ushtria ukrainase numëron rreth 880 mijë ushtarë.

Për shkak të luftës së zgjatur me Rusinë, Kievi po kërkon të forcojë më tej kapacitetet ushtarake.

Në qershor, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se synimi është që rekrutët e huaj të përbëjnë deri në 50 për qind të njësive të sulmit dhe këmbësorisë.

Për të tërhequr vullnetarë nga vende të ndryshme të botës, Ukraina ofron një pagë mesatare mujore prej rreth 6 700 dollarësh amerikanë, një nga incentivat kryesore për rekrutimin e luftëtarëve të huaj.

Ukraina krijoi Legjionin Ndërkombëtar menjëherë pas nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022, me qëllim rekrutimin e vullnetarëve të huaj.

Ndërkohë, edhe në anën ruse raportohet se luftojnë shtetas të huaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights