Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit që u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja ka dalë paraditen e kësaj të enjte para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë mbi të.
Bëhet me dije se gjatë seancës Berisha ka kundërshtuar deklarimet që bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka bërë në liddhje me të.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo”, mësohet të ketë thënë Lulzim Berisha në seancë.
Ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua në Dhjetorin e 2024-ës në Spanjë pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e drejtësisë shqiptare.
52-vjeçari u shpall në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen Klodian Saliut, krim i ndodhur në 2005.
Në vitin 2016 ai arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore.
Por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.