Erion veliaj ne spak 1024x575

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK nga burgu i Durrësit.

Raportohet se kryebashkiaku ka dhënë shpjegime mbi hetimet.

Bëhet të ditur se Veliaj është marrë në pyetje në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Ndërkohë marrja në pyetje e kryebashkiakut në cilësinë e personit nën hetim ka zgjatur 1 orë e 30 minuta.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

Dy ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights