Shqipëria turistike do të jetë një vend i pakrahasueshëm për turistët që do të zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.
Në një panel diskutimi në Panairin e Turizmit në Berlin, Kryeministri tha se Shqipëria ka edhe më shumë se sa Zvicra sa i përket bukurive natyrore.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se turistët izraelitë në Shqipëri do të ndihen si Zot.
“Ne nuk ankohemi që të tjerë janë në dashuri me të tjerë. por ju duhet ta dini se ne, Shqipëria, ishim i vetmi vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore që kishim më shumë hebrenj se sa përpara saj dhe kemi një bilanc tejet të pastër pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve. Shqipërisë i është dhënë statusi “e drejtë mes kombesh”.
Në Kushtetutën tonë, në të drejtën tonë zakonore të parë, kemi një fjalë të rëndësishme: “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”.
Nëse doni të ndiheni siç ndihet Zoti ejani në Shqipëri, nëse doni të shkoni në një vend ku mendoni se shoferët e taksive janë perëndi, shkoni në Greqi. Pres me padurim që të kemi sa më shumë hebrenj në Shqipëri. Eja në Shqipëri dhe do të keni gjithçka keni në Greqi edhe me shumë pluse të tjera”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.