📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvendiii 1024x574

Seanca plenare u mbyll sot pasi opozita bllokoi për të katërtën herë radhazi foltoren e Kuvendit me arsyetimin se i vetmi diskutim që duhet të bëhej ishte në lidhje me masën “arrestit në shtëpi” ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e dyshuar për nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit.

Pas kësaj situate, Partia Socialiste kërkoi kalimin në votim pa debat, kërkesë e cila u miratua me 72 vota pro dhe 8 kundër.

“Në emër të grupit parlamentar të PS, pas përpjekjeve të kryetarit të Kuvendit, 4 herë për të kthyer seancën në normalitet, kjo seancë nuk mund të vazhdojë. Në këto kushte propozoj të kalojmë në votim”, tha deputeti Erion Malaj.

Me 106 vota pro u miratua projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Me 75 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër u miratua projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.

Opozita protestoi gjatë votimit duke përplasur duart mbi tavolina dhe duke kërkuar “fundin e narkoshtetit”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights