📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Milatovic 1024x579

Nga foltorja e Kombeve te Bashkuara, Presidenti malazez Jakov Milatoviç tha se kjo gjeneratë ka përgjegjësinë për të përfunduar rrugën evropiane të vendit deri në vitin 2028 si dhe për të treguar se Ballkani mund t’i lërë pas ndarjet e vjetra

Milatoviç e renditi anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një nga qëllimet e tij kryesore.

“Qëllimi ynë është i qartë anëtarësimi deri në vitin 2028, do ta shohim me krenari flamurin e Malit të Zi të valëvitet mes flamujve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Për Malin e Zi, zgjerimi i BE-së shihet si një akt vizioni strategjik dhe një investim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të Evropës. E ardhmja e të gjithë Ballkanit qëndron në Bashkimin Evropian”, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Milatoviç foli edhe për nevojën për pajtim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Pajtimi i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ndërtohet mbi mohimin, qasjen selektive ndaj drejtësisë ose glorifikimin e atyre që janë dënuar për krime lufte. Kjo kërkon respekt për vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe dinjitet të barabartë për çdo viktimë, pavarësisht nga identiteti apo origjina e tyre”, tha Milatoviç.

Ai theksoi se Mali i Zi beson se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme duhet të arrihet përmes dialogut dhe diplomacisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights