1742547750 kelcyre

Policia e Këlcyrës ka finalizuar me sukses një operacion të mirëorganizuar, duke arrestuar dy të rinj si autorë të dyshuar të një vjedhjeje me forcë të ndodhur më 18 mars në një banesë në këtë qytet.

Të arrestuarit janë Jurxhin Bramati, 22 vjeç nga Erseka, dhe një 16-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkak të moshës së mitur. Hetimet intensive çuan në identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kishin hyrë me forcë në banesën e një qytetari dhe kishin marrë sende me vlerë, të cilat më pas kishin tentuar t’i shisnin.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë së Ersekës dhe atij të Këlcyrës. Gjatë hetimeve, policia arriti të zbulojë një ndërtesë të vjetër në fshatin Mazhan, ku të rinjtë kishin fshehur një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Përveç armës, u gjetën edhe pajisje dhe sende të tjera që ishin vjedhur nga banesa dhe ishin destinuar për shitje.

Policia ka konfirmuar se operacioni është pjesë e përpjekjeve për të luftuar krimin në zonat rurale dhe për të parandaluar vjedhjet me dhunë. “Ky arrestim është një tjetër hap për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të vënë para drejtësisë ata që kryejnë vepra kriminale,” thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Ndaj dy të rinjve rëndojnë akuzat për vjedhje me forcë” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse të rinjtë mund të jenë të përfshirë në raste të tjera kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights