📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrusë, ku i riu akuzohet si autori që ka qëlluar me automatik në drejtim të një servisi celularësh.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të riut dhe pronarit të servisit.

Sipas hetimeve dhe provave në vendin e ngjarjes, Policia thekson se dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike drejt biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

I riu tentoi arratisjen, por u kap rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Gjatë kontrolleve të zonës, efektivët gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatike të përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru. Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, organizuan menjëherë një operacion policor për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Në kuadër të operacionit policor “Zbulimi” të organizuar dhe të zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër, shërbimet e Policisë lokalizuan, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 18 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatike, e përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights